Operacioni “Kthetra” - Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërrojnë pozicionet e PKK-së

Gjatë operacioneve ajrore janë goditur dhe shkatërruar pozicionet e zjarrit, strehimore, bunkerë dhe depo municioni të përdorura nga organizata separatiste terroriste PKK.

Operacioni “Kthetra” - Forcat e Armatosura të Turqisë shkatërrojnë pozicionet e PKK-së

Me anë të operacioneve ajrore të ndërmarra në rajonin Zap në kuadër të operacioneve “Kthetra” që Forcat e Armatosura të Turqisë po zhvillojnë në veri të Irakut, janë goditur objektivat e ndryshme të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në një komunikatë të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në rrjetin social Twitter thuhet se si rezultat i operacioneve të koordinuara të ndërmarra në kuadër të operacionit “Kthetra” në zonë Zap në veri të Irakut janë goditur dhe shkatërruar pozicionet e zjarrit, strehimore, bunkerë dhe depo municioni të përdorura nga organizata separatiste terroriste PKK.



Lajme të ngjashme