Kryeparlamentari Sentop uron përvjetorin e 566-të të Ngadhënjimit të Stambollit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, bëri të ditur se fryma, e cila mundësoi ngadhënjimin e Stambollit, është e gjallë edhe sot.

Në mesazhin e tij të postuar në median sociale Twitter, Sentop shkruan se “Sot kremtojmë 566-vjetorin e ngadhënjimit të Stambollit, që është zemra e botës turke dhe islame, që është ura e Azisë dhe Evropës e që ishte i paralajmëruar nga Profeti”.

Duke e bërë të ditur se ngadhënjimi i Stambollit është një epope, një zgjim i lajmëruar nga Profeti Muhammed, Kryeparlamentari Sentop tha: “Kjo legjendë bëri që bota të merr drejtim tjetër dhe ka sjellë një horizont të domosdoshëm të luftës për kombin tonë”.

“Ajo që themi me krenari në përvjetorin e ngadhënjimit është që Profeti Muhammed i la si detyrë të shenjtë mbi supe të kombit tonë ngadhënjimin e Stambollit. Me këtë rast përkujtojmë me respekt Sulltan Mehmetin Ngadhënjimtarin dhe të gjithë dëshmorët tanë, ndërsa popullit i urojmë përvjetorin e 566-të të ngadhënjimit të Stambollit”, bëri të ditur Kryeparlamentari Sentop në mesazhin e tij.

Lajme të ngjashme