Ushtria turke fillon operacion të madh kundër PKK-së

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë nisur një operacion të shkallës së gjerë nga toka dhe ajri kundër terroristëve të fshehur në zonën Hakurk në veri të Irakut.

1209491
Ushtria turke fillon operacion të madh kundër PKK-së

Operacioni nisi me goditjet me artileri të baterive të Forcave Tokësore dhe të avionëve reaktivë të Komandës së Forcave Ajrore. Në këtë operacion marrin pjesë edhe brigada me trupa komando, që kanë marrë trajnime speciale.

 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njofton përmes një komunikate se në kuadër të Planit të Operacionit “Kthetra” të hënën pasdreke bateritë e artilerisë së Forcave Tokësore dhe avionë të Forcave Ajrore kanë goditur strofkat terroriste në zonat në veri të Irakut.

Pas goditjeve me artileri dhe aviacion në orën 20.00 me orën e Turqisë në këtë zonë filloi operacioni tokësor me pjesëmarrjen e brigadave komando.

Operacioni vazhdon sipas planifikimit me mbështetje nga ajri me helikopterë ATAK. Me këtë operacion synohet asgjësimi i shpellave dhe vendstrehimeve në zonën Hakurk që përdoren nga organizata si dhe neutralizimi i terroristëve”, thuhet në vijim të komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes.

 


Lajme të ngjashme