Erdogan u uron suksese ushtarëve turq për operacionin përtej kufirit, “Kthetra”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u uroi suksese ushtarëve turq, që kanë filluar operacionin “Kthetra” nga ajri dhe toka përtej kufirit, kundër organizatës separatiste terroriste PKK, e cila ka bërë strofkë në veri të Irakut.

Erdogan u uron suksese ushtarëve turq për operacionin përtej kufirit,  “Kthetra”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u uroi suksese ushtarëve turq, që filluan kanë filluar operacionin “Kthetra” nga ajri dhe toka përtej kufirit, kundër organizatës separatiste terroriste PKK, e cila ka bërë strofkë në veri të Irakut.

Presidenti Erdoan bëri një deklaratë në lidhje me operacionin e Forcave të Armatosura Turke kundër terroristëve në rajonin Hakurk.

Erdoan në mesazhin e postuar nga llogaria e tij në median sociale, përdori shprehjen: “Unë u uroj suksese Mehmetëve (ushtarët turq) tanë heronj, që nuk lejojnë organizatën separatiste terroriste PKK të marrë frymë, në këtë operacion të vështirë përtej kufirit. Lutjet tona janë me ju. Allahu qoftë me ju dhe ju ndihmoftë”.  

Në një deklaratë që kishte bërë me shkrim në mëngjesin e sotëm, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare kishte bërë të ditur se në kuadër të Planit të Operacionit “Kthetra”, artileritë e baterive të Forcave Tokësore dhe të avionëve reaktivë të Komandës së Forcave Ajrore kishin bërë goditje të hënën në rajonet ku kanë bërë strofka terroristët në veri të Irakut. Më pas  brigadat e trupave komando kishin filluar operacionin tokësor.

 


Lajme të ngjashme