Cvitanovic: Kroacia do të bëjë përpjekje serioze për anëtarësimin e Turqisë në BE

Ambasadori i Kroacisë në Ankara, Hrvoje Cvitanovic, deklaroi të martën se vendi i tij do të bëjë përpjekje serioze për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian gjatë presidencës 6-mujore të radhës që fillon në janar.

Cvitanovic: Kroacia do të bëjë përpjekje serioze për anëtarësimin e Turqisë në BE

Cvitanovic iu përgjigj interesit të gazetarëve pas një vizite në zyrën e Prefektit të Eskisehirit, Ozdemir Çakacak.

Ai fillimisht rikujtoi se Kroacia do të ketë presidencën e radhës së BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Kroacia do të ketë nevojë për mbështetjen e Turqisë në procesin përgatitor për presidencën e radhës. Në këtë proces, Kroacia do të bëjë përpjekje serioze për anëtarësimin e Turqisë në BE”, u shpreh ai.

Shefi i misionit diplomatik kroat në Ankara u ndal gjithashtu mbi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Kroacia do t’i paraqesë Turqisë shanse tepër serioze për qasje dhe lidhje me të gjithë Evropën. Kontributet tona do jenë jo vetëm në aspektin tregtar, por edhe në komunikim. Kroacia do t’i hapë dyert përzemërsisht për hyrjen e Turqisë dhe kjo do të shprehë lumturinë që do të ndjejmë për të pritur Turqinë”, tha Cvitanovic.

Ndërsa Prefekti Çakacak shprehu kënaqësinë tij nga vizita e ambasadorit kroat në Eskisehir.

Pasi bëri me dije se marrëdhëniet Turqi-Kroaci po zhvillohen çdo vit e më shumë, Çakacak theksoi se ndërmjet dy vendeve ekziston një bashkëpunim i fuqishëm.



Lajme të ngjashme