Operacione ajrore në veri të Irakut, ushtria turke shkatërron objektivat terroriste të PKK-së

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shkatërruar me operacione ajrore objektiva të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

1209204
Operacione ajrore në veri të Irakut, ushtria turke shkatërron objektivat terroriste të PKK-së

Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi se operacionet ajrore të ushtrisë turke janë ndërmarrë në rajonet Avashin-Basjan dhe Hakurk, ku janë shkatërruar pozicione armësh, strehimore, bunkerë dhe depo municionesh të përdorura nga terroristët e PKK-së.

Në fushatën e saj gati 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshi këtu shumë gra dhe fëmijë.



Lajme të ngjashme