Turqia mbështet përpjekjet për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Afrikës

Turqia mbështet plotësisht përpjekjet në drejtim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të kontinentit afrikan, ndikimi i të cilit në skenën botërore po rritet në mënyrë progresive, thuhet në një komunikatë të MPJ turke.

Turqia mbështet përpjekjet për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Afrikës

Përmes një komunikate të shkruar Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë pasi rikujton se 25 maji, datë që shënon përvjetorin e themelimit të Bashkimit Afrikan, është shpallur si Dita e Afrikës, ka uruar këtë ditë domethënëse për Bashkimin Afrikan dhe popujt e kontinentit afrikan.

Me rastin e Ditës së Afrikës edhe në Turqi organizohen çdo vit aktivitete të ndryshme. Këtë vit, të enjten më 23 maj u organizua në Kompleksin Presidencial nën kujdesin e Emine Erdogan, Zonja e Parë e Republikës së Turqisë, një darkë iftari si pjesë e Ditës së Afrikës me pjesëmarrjen si mysafir nderi të Zeynep Abdi Muallim, Zonja e Parë e Republikës Federale të Somalisë.

Në këtë aktivitet u prezantua edhe libri me titull "Kultura Afrikane e Ushqimit", i cili është përgatitur me kontributin e bashkëshortëve të ambasadorëve të vendeve afrikane në Ankara, thuhet në vijim të komunikatës.

“Ne i mbështesim plotësisht përpjekjet në drejtim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të kontinentit afrikan, ndikimi i të cilit në skenën botërore po rritet në mënyrë progresive. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin dhe të zgjerojmë solidaritetin tonë në të gjitha fushat me vendet afrikane dhe Bashkimin Afrikan, në përputhje me Politikën tonë të Partneritetit për Afrikën dhe brenda periudhës që shkon drejt Samitit të tretë Turqi-Afrikë, i cili planifikohet të mbahet në Turqi në vitin 2020”, përfundon komunikata.



Lajme të ngjashme