Përfundoi stërvitja “Ujku i detit-2019”

Në ditën e fundit të stërvitjes “Ujku i detit 2019” u organizua Dita e Vëzhguesve të Shquar me pjesëmarrjen edhe të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

tatbikat deniz kurdu.jpg
tatbikat deniz kurdu.jpg
Türk Deniz Kuvvetleri  w.jpg
Türk Deniz Kuvvetleri 2.jpg
Türk Deniz Kuvvetleri ç.jpg
Türk Deniz Kuvvetleri k.jpg

Në ditën e fundit të stërvitjes “Ujku i detit 2019”, një nga stërvitjet më të mëdha të planifikuara që është realizuar nga Komanda e Forcave Detare, u organizua Dita e Vëzhguesve të Shquar me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Aktiviteti u zhvillua në Komandën e Bazës Detare Aksaz në Marmaris. Gjatë vizitës që bëri këtu ministri Akar shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe komandantët e forcave.

Stërvitja kishte filluar më 14 maj me pjesëmarrjen e 131 anijeve, 57 avionëve dhe 33 helikopterëve si dhe njësive të ndryshme të flotës turke.

Ujku i detit 2019” u realizua njëherësh në tre dete, në detin e Zi, detin Egje dhe Mesdheun Lindor.

Në kuadër të stërvitjes u bënë qitje me “dronë” ajrorë dhe mbiujorë me shpejtësi të lartë të pajisur me sisteme armësh prodhim vendor dhe kombëtar, qitje nga anija në tokë me raketahedhës shumëgrykësh, qitje me mjete ajrore të telekomanduara me fuqi goditëse, qitje me raketa të telekomanduara UMTAS dhe L-UMTAS si dhe shumë qitje e ushtrime të tjera ushtarake.  

Gjatë zhvillimit të stërvitjes u morën të gjitha masat për mbrojtjen e gjallesave dhe të mjedisit. Stërvitja përfundoi të premten.

 

 

 


Lajme të ngjashme