Ministri Çavusoglu zhvilloi një takim me Presidentin themelues të Kazakistanit Nazarbajev

Turqia shprehë falënderime Presidentit të Kazakistanit për kontributin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri Çavusoglu zhvilloi një takim me Presidentin themelues të Kazakistanit Nazarbajev

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i shprehu falënderimet në emër të Turqisë Presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev për udhëheqjen, përpjekjet dhe vizionin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri Çavushollu i bëri një vlerësim takimit me Nazarbajevin të zhvilluar në kryeqytetin Nursultan.

Duke vënë në dukje se çdo herë e kanë vlerësuar lartë vizionin e Nazarbajevit për popullin dhe shtetin e Kazakistanit, Çavusoglu tha: “Edhe njëherë shprehim falënderimet tona për kontributin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Kazakistanit”.

Çavushollu nënvizoi se Nazarbajev bëri përpjekje të mëdha për të bashkuar botën turke dhe vuri në pah një vizion të madh, ndërsa shtoi se në sajë të tij u formua edhe Këshilli Turk.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) propozoi që Nazarbajevit t’i ndahet titulli i “Kryetarit të nderit të Këshillit Turk” për kontributet e tij të dhënë për botën turke dhe në Këshillin Turk, ndërsa shtoi se pas mbështetjes edhe të presidentëve të vendeve tjera anëtare të Këshillit, u mor vendimi që Narazbajevit t’i ndahet ky titull.

Çavushollu gjithashtu tha se Nazarbajevi ka dhënë kontribut të veçantë në formimin dhe arritjen në gjendjen e sotme të Këshillit Turk dhe se është zgjedhur për kryetar nderi të përjetshëm të Këshillit.

Në fund të fjalimit ministri Çavushollu falënderoi Nazarbajevin për pritjen e treguar ndaj tij dhe delegacionit që e shoqëron.



Lajme të ngjashme