Zv/ministri i Jashtëm Kiran tha se zona e sigurt në Siri nuk është e hapur për diskutim

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Yavuz Selim Kıran u përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve gjatë konferencës për shtyp të organizuar në ambasadën turke në Washington.

Zv/ministri i Jashtëm Kiran tha se zona e sigurt në Siri nuk është e hapur për diskutim

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Javuz Selim Këran (Yavuz Selim Kıran) bëri të ditur se çështja e zonës së sigurt që do të formohet në Siri në thellësi 30 km nuk është e hapur për diskutim.

Delegacioni turk përfundoi kontaktet në Kongresin amerikan që u organizuar nga Departamenti i Komunikimeve të Presidencës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Javuz Selim Këran u përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve gjatë konferencës për shtyp të organizuar në ambasadën turke në Uashington (Washington).

Këran preku edhe në deklaratat e Përfaqësuesit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Sirinë, Xhejms Xhefri (James Jeffrey), i cili ka thënë se “Turqia ka kërkuar formimin e një zone të sigurt në thellësi 30 km në Siri, por ShBA-ja ende nuk e ka pranuar këtë”.

“Aktualisht zyrtarët tanë ushtarak janë duke negociuar këtë çështje, por çështja e 20 miljeve (32 km) për ne është një çështje mbi të cilën nuk diskutohet, është një çështje për të cilën ne pajtohemi. Madje mund të themi që me kalimin e kohës kjo do të mbetet e pamjaftueshme, por për fillim të dy vendet janë dakorduar për 20 milje”, bëri të ditur Këran.

Duke bërë të ditur se gjatë bisedimeve me homologët amerikan atyre u shpjeguan se organizata separatiste terroriste PYD/YPG/PKK nuk paraqet kërcënim vetëm për Turqinë, por njëkohësisht edhe për ShBA-të dhe kurdët, Këran tha se “Në zonën e sigurt nuk do të jenë të pranishëm terroristët e PYD/YPG/PKK”.

Këran gjithashtu shtoi se me homologët amerikanë kanë biseduar për datën e vizitës së Presidentit Donald Trump në Turqi.

 


Lajme të ngjashme