MPJ turke: Amerikanët s’kanë pse të shqetësohen për aleancën Ankara-Uashington

Turqia reagoi të martën ndaj projektrezolutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shprehet “shqetësim për marrëdhëniet aleate”.

MPJ turke: Amerikanët s’kanë pse të shqetësohen për aleancën Ankara-Uashington

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, publikoi një komunikatë me shkrim në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me p/rezolutën e titulluar “Shprehja e Shqetësimit për Aleancën ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë”, e cila u miratua më 22 maj në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ne vërejmë se qarqet antiturke në SHBA kohët e fundit kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në Kongresin amerikan. P/rezoluta e titulluar “Shprehja e Shqetësimit për Aleancën ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë”, miratuar më 22 maj në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, është një tjetër shembull i kësaj.

Turqia dhe SHBA-ja kanë marrëdhënie aleate me rrënjë të thella, të bazuara në vlera të përbashkëta dhe interesa të ndërsjella. Ato punojnë së bashku për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajone të ndryshme të botës. Kësisoj vendimesh, që minojnë këtë fakt dhe arsyet e drejta pas hapave të ndërmarra nga Turqia për sigurinë e saj kombëtare, nuk janë në përputhje me marrëdhëniet aleate ndërmjet vendeve tona.

Me këtë imazh, nuk ka vend për shqetësim nga populli amerikan dhe përfaqësuesit e tij, miqësinë e të cilëve ne e vlerësojmë. Në thelb, miqësia dhe aleanca kërkojnë që të demonstrohet një përpjekje konstruktive dhe e sinqertë duke mbështetur grupin e punës që ne kemi propozuar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit Hami Aksoy.



Lajme të ngjashme