Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavusoglu nderohet me titullin më të lartë të Japonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u nderua me titullin “Kurora e Madhe e Urdhrit të Lindjes së Diellit” nga ana e Perandorit të Japonisë, Naruhito.

Çavusoglu nderohet me titullin më të lartë të Japonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u nderua me titullin “Kurora e Madhe e Urdhrit të Lindjes së Diellit” nga ana e Perandorit të Japonisë, Naruhito.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ministri Çavushollu u nderua me këtë titull nga ana e Perandorit Naruhito për punën e bërë në përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimin e miqësisë ndërmjet Turqisë dhe Japonisë.

Këto burime bënë të ditur se titulli më i lartë i nderit të Japonisë do t’i dorëzohet Çavushollusë me ceremoni në ditët në vijim.

Ministri Çavushollu krijoi marrëdhënie të afërta me qarqet politike gjatë periudhës që ishte Kryetar i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Japoni si dhe gjatë detyrës së tij si ministër. Ministri turk, krahas interesit të afërt për kulturën japoneze, flet edhe japonisht.  

Titulli “Kurora e Madhe e Urdhrit të Lindjes së Diellit” më parë i ishte dhënë Kryeministër të ndjerë Adnan Menderes në vitin 1958, ministrit të ndjerë të Punëve të Jashtme, Fatin Ryshty Zorlu (Fatin Rüştü Zorlu) dhe Kemal Dervishit (Kemal Derviş), pas përfundimit të detyrës si Kryetar i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara më vitin 2009.



Lajme të ngjashme