Franca i propozon Turqisë dislokimin e sistemeve të mbrojtjes Samp-T

"Francezët propozuan dislokimin në Turqi të një baterie të mbrojtjes ajrore të llojit Samp-T", bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Franca i propozon Turqisë dislokimin e sistemeve të mbrojtjes Samp-T

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se Franca i propozoi Turqisë vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Samp-T.

Gjatë iftarit të shtruar në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, ministri Akar u takua me përfaqësuesit e mediave në Ankara.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu, Akar tha se Turqia ka pranuar një propozim nga Franca për sistemet e mbrojtjes ajrore.

“Ata (francezët) propozuan dislokimin në Turqi të një baterie të mbrojtjes ajrore të llojit Samp-T. Propozuan që të bëjnë studime për vendosjen e këtij sistemi në Kahramanmarash dhe në bazën ajrore Inxhirlik në Adana. Ne jemi duke punuar mbi këtë çështje”, bëri të ditur Akar.

Ndërkaq në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që Turqia mori nga Rusia, ministrit Akar iu rikujtuan edhe lajmet për dërgimin për trajnim në Rusi të stafit të Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Është e vërtetë që duke filluar nga këto ditë ne kemi dërguar në Rusi për trajnime në S-400 stafin tonë. Këto shifra vazhdimisht ndryshojnë. Secili prej tyre ka një veçori të veçantë. Ata kanë filluar me trajnime që do të zgjasin deri në muajt e ardhshme”, bëri të ditur ministri Akar.   

 


Lajme të ngjashme