Presidenti Erdoan priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Turk, Bagdad Amreyev

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan kërkoi mbështetjen e Këshillit Turk në mënyrë që Republika Turke e Qipros së Veriut të bëhet anëtare vëzhguese.

Presidenti Erdoan priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Turk, Bagdad Amreyev

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan kërkoi mbështetjen e Këshillit Turk në mënyrë që Republika Turke e Qipros së Veriut të bëhet anëtare vëzhguese.  

Presidenti Erdoan priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Turk, Bagdad Amreyev.

Në pritjen e realizuar në Pallatin Huber në Stamboll, Erdoani përgëzoi Bagdad Amreyevin, i cili u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Turk me vendimin e marrë në Samitin e 6-të të këtij këshilli, të zhvilluar në Kirgizi.

Erdoan tha se bashkimi dhe uniteti i botës turke është gjithmonë prioritet dhe shprehu rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit të Këshillit Turk me vendet dhe organizatat e tjera.  

Ai nënvizoi se për këtë arsye Turqia mbështet punimet (e Këshillit) për marrjen e statusit të vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islam dhe nënvizoi se pret mbështetjen e Këshillit Turk në mënyrë që Republika Turke e Qipros së Veriut të bëhet anëtare vëzhguese.  

Kreu i shtetit turk tha se po ndjekin nga afër përgatitjet për samitin e 7-të, që do të mirëpritet nga Azerbajxhani në muajin tetor.

“Ne jemi për vazhdimin e Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turqishtfolëse (TURKPA) si një organizatë më vete ndërkombëtare. Vlerësojmë se do të jetë e përshtatshme që Organizata Ndërkombëtare e Kulturës Turke (TURKSOY), duke mbrojtur statusin e veçantë, të vazhdojë të qëndrojë në Ankara me strukturën aktuale të anëtarëve”, u shpreh Presidenti Erdoan.

Ai tha se në lidhje me Akademinë Ndërkombëtare Turke, që ndodhet në Nur-Sulltan dhe Vakëfin e Kulturës dhe Trashëgimisë Turke, që ndodhet në Baku, janë të gatshëm të mbështesin propozimet që do të preferojnë Kazakistani dhe Azerbajxhani.  

Erdoan bëri të ditur se lidershipi i Nursultan Nazarbayevit ka luajtur një rol të rëndësishëm si në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kazakistanin, ashtu edhe për themelimin dhe zhvillimin e Këshillit Turk.  

Ai tha se edhe në periudhat e ardhshme do të ndjejnë nevojën e mendimeve dhe eksperiencës së thellë të Nazarbayevit dhe shtoi: “Me këtë mendim e propozova të nderuarin Nazarbayev Kryetar të Nderit të Këshillit Turk. Mësova me kënaqësi të madhe se ky propozim është pëlqyer nga të gjitha vendet”.   

Presidenti i Turqisë theksoi se në samitin, që do të zhvillohet në tetor, mund të zhvillojnë një ceremoni më vete në lidhje me këtë temë.   



Lajme të ngjashme