Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Oktay në Ukrainë, nënvizon ndjeshmërinë e Turqisë për Krimenë

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) u takua me Kryetarin e Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy.

Oktay në Ukrainë, nënvizon ndjeshmërinë e Turqisë për Krimenë

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) u takua m Kryetarin e Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy.

Takimi i zhvilluar në zyrën e kryesisë së shtetit të Ukrainës u realizua pa praninë e medias.

Në takimin ku Oktaj e përgëzoi Zelenskiy-n për detyrën e re, u theksua ndjeshmëria e Turqisë në lidhje me aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë.

Në takim është arritur në mirëkuptim për vazhdimin në rritje të marrëdhënieve në çdo fushë ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës. Gjithashtu për të realuzuar synimin e tregtisë 10 miliardë dollarësh ndërmjet dy vendeve, u arrit në konsensus në lidhje me nënshkrimin në periudhën e ardhme të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Turqi-Ukrainë.

Oktaj kishte shkruar të hënën në Ukrainë për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Kryetarit të ri të Shtetit, Zelenskiy.

 


Lajme të ngjashme