Mesdheu Perëndimor realizon 157 milionë $ eksporte fruta-perimesh në 4 muaj

Zona turke e Mesdheut Perëndimor ka eksportuar në 141 shtete të botës fruta-perime të freskëta me vlerë 157 milionë dollarë gjatë periudhës janar-prill.

Mesdheu Perëndimor realizon 157 milionë $ eksporte fruta-perimesh në 4 muaj

Sipas të dhënave të përmbledhura nga Shoqata e Eksportuesve të Mesdheut Lindor, 130 milionë dollarë të kësaj shume janë të ardhurat nga eksporti i perimeve të freskëta.

Në mesin e produkteve të eksportuara, domatet zënë vendin e parë me 61 milionë e 547 mijë dollarë, specat janë në vend të dytë me 43 milionë dollarë dhe kastravecët në të tretin me 10 milionë dollarë.

Eksporti më i madh është bërë në drejtim të Rusisë me 23 milionë e 460 mijë dollarë dhe Gjermanisë me 23 milionë 435 mijë dollarë.

Këto dy vende pasohen nga Rumania me 22 milionë dollarë, Bullgaria dhe Ukraina me nga 15 milionë dollarë eksporte secila.



Lajme të ngjashme