Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia shpërndan pako ushqimore për familjet nevojtare në Kabul të Afganistanit

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë (Kizilay) ka shpërndarë të hënën pako ushqimore për 303 familje nevojtare në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Turqia shpërndan pako ushqimore për familjet nevojtare në Kabul të Afganistanit

Kreu i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kizilay) në Afganistan, Vural Can Kural, bëri me dije se në kuadër të fushatës së ndihmave humanitare me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit, pakot ushqimore në fjalë ua kanë dorëzuar nevojtarëve në Kabul.

Can Kural theksoi se do të vazhdojnë të jenë pranë popullit afgan me ndihma ushqimore dhe programe iftari gjatë ramazanit dhe me aktivitete humanitare të ndryshme në periudha të tjera të vitit.

Ndërsa drejtori i Zyrës së Gjysmëhënës së Kuqe të Afganistanit në Kabul, Abdul Rab Gazali, vuri në pah se po identifikojnë familjet kryeqytetase në nevojë dhe po u mundësojnë atyre që të përfitojnë nga ndihmat e Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Gazali falënderoi përzemërsisht popullin turk dhe Gjysmëhënën e Kuqe të Turqisë që i gjenden përherë pranë popullit afgan.

Sunnetullah Rahmani, një prej banorëve të Kabulit që përfitoi nga ndihmat turke, deklaroi se nuk kishin diçka siç duhet për të ngrënë në iftar dhe syfyr, por tani, falë këtyre pakove ushqimore, do të jenë në gjendje të hapnin lehtësisht agjërimet e tyre.



Lajme të ngjashme