“Turqia do të jetë gjithmonë pranë bashkatdhetarëve”

Zv.presidenti Oktay gjatë qëndrimit në Kiev, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit, Vladimir Zelenskiy, u takua me përfaqësuesit e turqve gagauzë, mesketianë dhe tartarët e Krimesë që jetojnë në Ukrainë.

“Turqia do të jetë gjithmonë pranë bashkatdhetarëve”

I ndodhur në Ukrainë për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të këtij vendi, Vladimir Zelenskiy, zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay kaloi në rezidencën e Ambasadorit të Turqisë në Kiev ku pati një takim me përfaqësuesit e turqve gagauzë, mesketianë dhe tartarët e Krimesë që jetojnë në Ukrainë.

Në takim turqit gagauzë, mesketianë dhe tartarët e Krimesë e falënderuan z. Oktay për mbështetjen që u jep atyre Turqia.

Zv/presindentin Oktay tha se Turqia do të vazhdojë ti mbështesë bashkatdhetarët, pasi ajo është gjetur pranë tyre gjithmonë dhe çdo rrethanë. 

Paradite z. Okya mori pjesë në ceremoninë e betimit të Kryetarit të Shtetit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy, i cili filloi sot zyrtarisht detyrën e kryetarit të shtetit.

Zv.presidenti Oktay ceremoninë e ndoqi nga lozha bashkë me Presidentin e Hungarisë Janos Ader, Presidenten e Lituanisë Dalia Grybauskaite, Presidentin e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili, Presidentin e Letonisë Raimonds Vejonis, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit Oktay Asadov dhe zv.kryetarin e Komisionit Evropian Maroš Šefčovič.

Pastaj presidenti i ri i Ukrainës, Zelenskiy, kishte pritur urimet në Pallatin Mariynisky. Oktay e përgëzoi Zelenskiy për detyrën dhe i përcolli urimet e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në dalje të Pallatit Mariyinsky zv/presidenti Oktay u përshëndet dhe bisedoi për një copë kohë me qytetarët ukrainas të cilët manifestuan dashuri ndaj tij.



Lajme të ngjashme