Strategjia e standardeve globale do të përcaktohet në Turqi

“Organizimi Ndërkombëtar GS1”, i cili zhvillon standarde dhe zgjidhje që kanë për synim të zhvillojnë bashkëpunimin ndërmjet ortakëve tregtarë dhe të rrisin efektivitetin e zinxhirit furnizues, mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme do ta mbajë në Stamboll

Strategjia e standardeve globale do të përcaktohet në Turqi

Organizimi Ndërkombëtar GS1”, i cili zhvillon standarde dhe zgjidhje që kanë për synim të zhvillojnë bashkëpunimin ndërmjet ortakëve tregtarë dhe të rrisin efektivitetin e zinxhirit furnizues, mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme këtë vit do ta mbajë të martën në Stamboll.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Unioni i Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB) aktiviteti, ku do të trajtohet “strategjia universale e standardeve globale”, do të fillojë me fjalimet që do të mbajnë: ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekxhan (Pekcan), Kryetari i TOBB-it, Rifat Hisarxhëkllëollu (Hisarcıklıoğlu), i cili është edhe themeluesi i GS1 në Turqi, Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë anonime “Migros Turk” Ëzgyr (Özgür) Tort, Kryetari i Bordit Drejtues të GS1 dhe zv/presidentja e kompanisë Johson&Johnson Kathyn Wengel si dhe Drejtori i Përgjithshëm i GS1, Miguel Lopera.

Takimin e mirëpret Turqia dhe mbledhja vjetore e GS1 fillon të martën në mëngjes në pallatin “Çiragan” të Stambollit.

Në aktivitet do të marrin pjesë 286 biznesmenë nga 90 vende, si dhe drejtues të lartë firmave të njohura si: “Alibaba”, “Walmart”, “Nestle”, Procter&Gamble” dhe “Loeral”.

Organizimi ndërkombëtar GS1 është krijuar me bashkimin në vitin 2005 në një qendër të vetme rezidente në Belgjikë të dy shoqatave, njëra e themeluar në vitin 1973 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe tjetra e themeluar në Evropë në vitin 1977.

Organizimi GS1 shërbimet e saj në lidhje me zgjidhjet dhe standardet që ka prodhuar ua ofron të gjitha bizneseve në botë me anë të degëve në 112 vende anëtare.

Që nga viti 2017 GS1 Turqia bashkë me Francën, Italinë, Anglinë, Suedinë, Austrinë, Spanjë, Poloninë, Çekinë, Holandën dhe Gjermaninë është anëtare e Bordit Drejtues të GS1 për rajonin e Evropës.



Lajme të ngjashme