Çavusoglu takohet me komunitetin turk në Meksikë
Pas kontakteve në Kubë të zhvilluara në kuadër të turneut të vizitave në vendet e Amerikës jugore, ndalesa e radhës e ministrit Çavushollu ishte Meksika.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) gjatë pritjes së organizuar në ambasadën e Turqisë në Meksikë, zhvilloi një takim edhe komunitetin turk që jeton në Meksikë.
Pas kontakteve në Kubë të zhvilluara në kuadër të turneut të vizitave në vendet e Amerikës Jugore, ndalesa e radhës e ministrit Çavushollu ishte Meksika.
Shefi i diplomacisë turke në kuadër të programit të vizitës në këtë vend mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadori i Turqisë në Meksikë, Tahsin Timur Sëjlemez (Söylemez).
Pritet që Çavushollu të mbajë edhe një fjalim në konferencën e organizuar në bashkëpunim me një institut studimesh (Think Tank) me seli në Meksikë, ndërsa pas panelit pritet të ketë takime edhe me Kryetarin e Senatit Republikan të Meksikës, Marti Batres dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Meksikës, Marçelo (Marcelo) Ebrard.