Turqi - Neutralizohen 2 terroristë të PKK-së, ndërsa 2 të tjerë dorëzohen pranë forcave të sigurisë

Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë me operacione kundër organizatës separatiste terroriste PKK si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në kuadër të operacioneve në Shërnak (Şırnak) u neutralizuan 2 terroristë, ndërsa 2 të tjerë u dorëzuan pranë forcave të sigurisë.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme të ndërmarra në zonën Neseb Deresi të fshatit Gyleshli (Güleşli) të Shërnakut janë neutralizuar 2 terroristë, ndërkaq thuhet se operacionet në këtë zonë po vazhdojnë ende.

Edhe në nënprefekturën Silopi të Shërnakut dy terroristë të PKK-së, ku një ishte femër, të arratisur nga kampet në veri të Irakut u dorëzuan pranë forcave të sigurisë.

Prej marsit e këtej pranë forcave të sigurisë në vendkalimin kufitar Habur janë dorëzuar gjithsej 52 terroristë në mesin e të cilëve 21 ishin femra.

Ndërkaq në operacionet ajrore të ndërmarra në zonën Metina në veri të Irakut janë shkatërruar pozicionet e zjarrit, strehimoret dhe bunkerët e përdorur nga organizata separatiste terroriste PKK.

Lajme të ngjashme