Sot Turqia kremton 100-vjetorin e fillimit të Luftës Çlirimtare

Sot është 100-vjetori i daljes së liderit të madh Mustafa Qemal Ataturkut në Samsun dhe fillimi i Luftës Çlirimtare.

samsun bayrak yuruyus1.jpg
samsun bayrak yuruyus.jpg

Sot Turqia kremton 19 Majin, Ditën Përkujtimore të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit.

Sot është 100-vjetori i daljes së liderit të madh Mustafa Qemal Ataturkut në Samsun dhe fillimi i Luftës Çlirimtare.

19 Maji, Dita Përkujtimore e Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit kremtohet me aktivitete të ndryshme të organizuara në tërë vendin, në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe përfaqësi diplomatike jashtë vendit.

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapollu (Kasapoğlu) me rastin e kësaj feste vizitoi mauzoleun e Ataturkut.

Ministri së bashku me delegacionin që e shoqëronte vendosi kurora me lule mbi varrin e Ataturkut dhe u mbajt një qëndrim nderi.

Më pas ministri Kasapollu nënshkroi librin e kujtimeve të mauzoleut.

Në mesazhin e tij ministri Kasapollu shkroi kështu: “Ne premtojmë t’i dali për zot atdheut tonë dhe ta mbajmë të gjallë frymën e pavarësisë që keni ndezur deri në frymën tonë të fundit”.

Ndërkohë me rastin e 100-vjetorit të daljes së Ataturkut në Samsun më 19 Maj 1919, në këtë qytet po organizohen aktivitete të ndryshme.

Në kuadër të aktivitetit të organizuar me temë “Marshimi i Rinisë dhe Flamurit” u hap një flamur gjigant turk i gjatë 1919 metra.

Në marshimin që filloi nga skela Çobanllë (Çobanlı) në nënprefekturën Atakum, morën pjesë të rinjtë dhe qytetarët e ardhur nga të katër anët e vendit në Samsun.

Gjatë marshimit u kënduan marshe të ndryshme.

 


Lajme të ngjashme