Turqia do të sillet me gjakftohtësi, por nuk do të lejojë shkeljet në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i dërgoi letër ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të përhershme të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për ti informuar homologët e tij në lidhje me Mesdheun Lindor.

Turqia do të sillet me gjakftohtësi, por nuk do të lejojë shkeljet në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i dërgoi letër ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të përhershme të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për ti informuar homologët e tij në lidhje me qëndrimin e Turqisë në Mesdheun Lindor.

Duke shpjeguar në mënyrë të detajuar qëndrimin politik dhe ligjor të Turqisë Çavushollu shpjegoi se rajoni ku po zhvillon sondazhe anija turke Fatih ndodhet në ujërat kontinentale të Turqisë.

Ai rikujtoi se në vitin 2009 dhe 2012 qeveria turke i dha licencë Korporatës së Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO) për të bërë sondazhe në ujërat e saja kontinentale 75 kilometra larg Ishullit të Qipros.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se mbështetja që Bashkimi Evropian i jep udhëheqjes grekoqipriote nën emrin e solidaritetit të anëtarësimit nuk përputhet me drejtësinë ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se qëndrimi i gabuar i Bashkimit Evropian në lidhje me kufijtë bëhet shkak për një shkelje të hapur të drejtësisë ndërkombëtare.

Ministri turk i bëri të qartë Përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini se në një periudhë kur aktualisht nuk ka një zgjidhje gjithëpërfshirëse të çështjes së Qipros, BE-ja nuk duhet të mbajë anë në autorizimin për detin dhe duhet të luaj një rol konstruktiv.

Në letër shkruhet gjithashtu se hapat e një anshme të grekoqipriotëve, që shkelin të drejtat e turqve të Qipros dhe të drejtat legjitime të ujërave kontinentale të Turqisë vejnë në rrezik sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të veprojë me gjakftohtësi dhe bonsens, por nuk do të qëndrojë indiferente ndaj të shkeljes të të drejtave të saj dhe turqve të Qipros, të cilat burojnë nga drejtësia ndërkombëtare.   

  

 


Lajme të ngjashme