Akar: Turqia është partnere në projektin e F-35 dhe i ka plotësuar të gjitha përgjegjësitë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe rangu komandues i Forcave të Armatosura Turke inspektuan punimet në Komandën kryesore të 7-të të Bazës Ajrore në rrethin Mallatja (Malatya), ku do të vendosen avionët F-35.

Hulusi Akar mori informacione teknike me detaje në lidhje me projektin.

Në fjalimin e mbajtur aty, Akar tha se blerja e sistemeve S-400 nga Rusia nuk do të ndikojnë projektin e avionëve F-35.

Ai rikujtoi se Turqia është një prej partnereve të projektit F-35 dhe deri më sot ka përmbushur pa ndërprerje dhe pa mangësi të gjitha përgjegjësitë e saj dhe si partnere në projekt Turqia ka paguar 1,2 miliardë dollarë.

“Pasi në rend të ditës erdhi sistemi S-400 doli në shesh një gjendje “nëse blihen S-400, nuk ju japim F-35”. Edhe ne i rikujtojmë të gjithë bashkëbiseduesve tanë se në kontratë nuk ka asnjë pikë ku thotë: “Nëse një prej partnerëve blen S-400 të përjashtohet nga projekti". Ne i përmbushim të gjitha përgjegjësitë tona, të gjitha punimet i bëjmë me seriozitet dhe sinqeritet. Krahas kësaj themi: S-400 do të jenë krejtësisht të pavarura nga sistemet e NATO-s. Ato nuk do t’i përfshijmë në sistemet e NATO-s dhe sistemet tona kombëtare. Do të jenë tërësisht të pavarura”, tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.    

Lajme të ngjashme