Erdogan: Një natë papritmazi do të fillojmë operacionin për spastrimin e terroristëve në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se së shpejti, një natë, do të hyhet papritmazi dhe do të bëhet pastrimi i nevojshëm në rajonet që janë nën sulmin e organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Sirisë.

Erdogan: Një natë papritmazi do të fillojmë operacionin për spastrimin e terroristëve në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se së shpejti, një natë, do të hyhet papritmazi dhe do të bëhet pastrimi i nevojshëm në rajonet që janë nën sulmin e organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Sirisë.  

Presidenti Erdoan u takua me Njësitë e Sigurisë së Brendshme në programin e iftarit të zhvilluar në Qendrën e Shfaqjeve dhe Artit Euroazia në Stamboll.

Në fjalim ai tha se me politikën e operacioneve të pandërprera u është dhënë një goditje e madhe terroristëve.

“Vetëm në dy vitet e gjysmë të fundit kemi neutralizuar 420 të ashtuquajtur terroristë (PKK) të nivelit të lartë udhëheqës, 16 prej të cilëve bënin pjesë në "listën e kuqe". Janë shënuar tkurrje të theksuara si në përfshirjen në organizatën terroriste, ashtu edhe në kapacitetin e veprimtarive të organizatës terroriste”, u shpreh shefi i qeverisë turke.

Në rajonet lindore dhe juglindore të Anadollit është vendosur përsëri atmosfera e qetësisë dhe paqes – tha Erdoan dhe shtoi se në malet e kthyera në strofka të organizatës terroriste, me përpjekjen dhe sakrificën e forcave të sigurisë, ka ardhur përsëri pranvera.

Ai shpjegoi se kanë përshpejtuar operacionet në Siri dhe Irak për të tharë deri në rrënjë burimet që sigurojnë logjistikë dhe municione për organizatën terroriste.    

“Me operacionet në Siri i kemi dhënë goditje të rënda organizatës terroriste DAESH dhe zgjatimeve të organizatës separatiste (YPG/PKK) në këtë vend. Duke spastruar një mjedis prej më shumë se 4 mijë kilometra katrorë nga terrori, veriun e Sirisë, e kemi kthyer në një ishull të paqes” tha kreu i shtetit turk.

Ai shpjegoi se nga 3 milionë e 600 mijë refugjatë që janë arratisur nga lufta në Siri dhe janë strehuar në Turqi, 320 mijë kanë gjetur mundësinë për t’u kthyer përsëri në atdheun e tyre dhe së shpejti, një natë, do të hyhet papritmazi dhe do të bëhet pastrimi i nevojshëm në rajonet e tjera që janë nën sulmin e organizatës terroriste.  

Erdoan bëri të ditur se në veri të Sirisë nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të krijohet një korridor terrori fqinj me Turqinë dhe shtoi: “Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që e ardhmja e vëllezërve kurdë, arabë dhe turkmenë të Sirisë të jetë në mëshirën e tekave të kolonizuesve të rinj”.

 


Lajme të ngjashme