Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Delegacioni i YTB-së viziton zonat e spastruara nga terrorizmi në veri të Sirisë

Delegacioni i YTB-së inspektoi projektet arsimore në Azaz, Jarabulus, Al-Bab dhe Al-Rai, qytete në territoret siriane përballë provincës Kilis të Turqisë, si dhe vizitoi universitetet lokale.

YTB Düzeltme foto.jpeg
ytb firat kalkani1.jpg
ytb firat kalkani.jpg

Presidenti i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren dhe delegacioni shoqërues realizuan një vizitë në zonat veriore të Sirisë, të cilat u spastruan nga prania e terroristëve me anë të operacioneve ushtarake antiterroriste turke “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Delegacioni i YTB-së inspektoi projektet arsimore në Azaz, Jarabulus, Al-Bab dhe Al-Rai, qytete në territoret siriane përballë provincës Kilis të Turqisë, si dhe vizitoi universitetet lokale.

Në iftarin e shtruar në qendrën kulturore të ndërtuar nga YTB-ja në Al-Rai sipas testamentit të nënoficerit Musa Ozalkan, dëshmori i parë të operacionit të Afrinit, delegacioni turk u takua me fëmijët jetimë dhe banorët e qytetit.

Kreu i YTB-së, Abdullah Eren, i cili theksoi se institucioni i drejtuar prej tij po realizon një sërë projektesh për të kontribuuar në zhvillimin akademik të shumë të rinjve që janë detyruar të braktisin shkollimin e tyre për shkak të luftës civile në Siri, shprehu bindjen se këta të rinj do të sipërmarrin role të rëndësishme në rindërtimin e Sirisë.

Në këtë pikë, sipas tij, YTB-së i takon një përgjegjësi mjaft serioze për arsimin e lartë të sirianëve.

“Përgjegjësia për arsimin e lartë e sirianëve në Turqi plotësohet nga institucioni ynë. Ne kontribuojmë në edukimin, arsimimin e sirianëve në kampe dhe qendra të qyteteve. Kurse në këto zona të spastruara nga prania e terroristëve, përveç dëshirës për t’u takuar me vëllezërit tanë turkmenë dhe me komunitetet e tjera të afrishme, ne jemi duke bërë vëzhgime për të mundësuar arsimin e lartë”, deklaroi Eren.



Lajme të ngjashme