Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia, 2.000 pako ushqimore dhe iftar për 500 persona në Aden të Jemenit

Turqia ka shpërndarë të hënën 2 mijë pako ushqimore për viktimat e luftës dhe ka shtruar iftar për 500 emigrantë të brendshëm në Aden, qytet në jug të Jemenit.

Turqia, 2.000 pako ushqimore dhe iftar për 500 persona në Aden të Jemenit

Kreu i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kizilay) në Jemen, Mustafa Aydin, bëri me dije se në kuadër të fushatës së ndihmave humanitare në Aden, kryeqytet i përkohshëm i vendit, kanë shpërndarë 2 mijë pako ushqimore për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe për të plagosurit në luftime.

“Po ashtu Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shtruar iftar për 500 persona, të cilët kanë emigruar nga qyteti Al-Hudaydah dhe janë strehuar në Kampin e Refugjatëve ‘Ammar bin Yasir’ të Adenit”, shtoi Aydin.

I përfshirë prej një kohe të gjatë nga një paqëndrueshmëri politike e theksuar, Jemeni është skenë e përleshjeve të armatosura ndërmjet huthitëve dhe forcave besnike të qeverisë.

Huthitët mbajnë nën kontrollin e tyre kryeqytetin Sana dhe disa zona të tjera të vendit që nga muaji shtator i vitit 2014, ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite mbështesin qeverinë jemenase kundër huthitëve që nga marsi i vitit 2015.

Ky vend është skenë e një drame humanitare të madhe si pasojë e urisë, kolerës, luftimeve dhe sulmeve ajrore, ndërsa koston e saj po paguajnë civilët.



Lajme të ngjashme