Erdogan paralajmëron ndaj standardit të dyfishtë, pavarësisht luftës së Turqisë kundër terrorit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se pavarësisht luftës së Turqisë kundër terrorit dhe rrymës ekstremiste në rritje në mbarë botën vazhdon qasja e standardit të dyfishtë.

Erdogan paralajmëron ndaj standardit të dyfishtë, pavarësisht luftës së Turqisë kundër terrorit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se pavarësisht luftës së Turqisë kundër terrorit dhe rryma ekstremiste në rritje në mbarë botën vazhdon qasja e standardit të dyfishtë.

Presidenti dhe Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Ak Parti), Erdoan mbajti një fjalim në darkën tradicionale të iftarit me ambasadorët, të zhvilluar në Selinë Qendrore të Ak Partisë.

Ai u shpreh se në dy muajt e kaluar janë tronditur me sulmet e terrorit që kanë ndodhur në të katërta anët e botës dhe intoleranca, ekstremizmi, dhuna dhe terrori ndjehet në çdo cep të botës.

Erdoan bëri të ditur se veçanërisht sulmet që ndodhën në Zelandën e Re dhe Sri Lanka tregojnë qartë pikën ku ka arritur terrori dhe urrejtja.

Kreu i qeverisë tha se Turqia prej vitesh ka jetuar dhimbje të mëdha prej terrorit dhe është një vend që ka siguruar një akumulim të rëndësishëm në luftën kundër terrorit dhe shtoi se presin mbështetjen e të gjitha vendeve për thirrjen e bërë ndaj Kombeve të Bashkuara, për të shpallur 15 marsin ditën ndërkombëtare të solidaritetit kundër islamofobisë.  

Ai tha se pavarësisht luftës së Turqisë kundër terrorit dhe rrymës ekstremiste në rritje në mbarë botën vazhdon qasja e standardit të dyfishtë dhe shtoi: “Organizata separatiste terroriste PKK/YPG tolerohet në të katërta anët e Evropës, madje i jepet çdo lloj mbështetjeje. Nga ana tjetër kreu dhe anëtarët e organizatës terroriste gyleniste (FETO) vazhdojnë jetën të qetë në një vilë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne i dimë vendet që i shmangen fjalës terrorizëm kur ka akte terroriste dhe fjalës terrorist për ata që kanë kryer këto akte”.

“Ata që nuk mbështesin mjaftueshëm vendin tonë në luftën kundër DAESH-it, kanë lënë mbi ne tërë peshën në lidhje me refugjatët. Mosreagimi i qëndrueshëm dhe i fuqishëm ndaj racizmit, diskriminimit dhe sulmeve kundër islamit e rrisin edhe më shumë kërcënimin. Myslimanët janë viktimat më të mëdha të sjelljes së padrejtë, qasjeve me paragjykim, përgjithësimeve të stereotipit, diskriminimit, intolerancës dhe deklaratave të urrejtjes. Për të parandaluar mendimet kundër islamit është e domosdoshme që të kërkohet llogari ndaj mbështetësve të atyre që sipërpërmendëm”.     

 

 


Lajme të ngjashme