Erdogan: Nuk tolerojmë shkeljen e interesave të Turqisë dhe RTQV-së në Medheun Lindor

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se stabiliteti në Qipro dhe Mesdheun Lindor do të jetë i mundur vetëm me përmbushjen e të drejtave dhe interesave të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Presidenti dhe Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Ak Parti), Erdoan mbajti një fjalim në darkën tradicionale të iftarit me ambasadorët, të zhvilluar në Selinë Qendrore të Ak Partisë.

Në fjalimin e tij ai i bëri një vlerësim veprimtarive të njëanshme të Greqisë dhe udhëheqjes grekoqipriote për burime të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.  

Ai tha se punojnë për vendosjen e qetësisë dhe sigurisë në Mesdheun Lindor dhe shtoi: “Stabiliteti në Qipro dhe Mesdheun Lindor do të jetë i mundur vetëm me përmbushjen e të drejtave dhe interesave të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut. Besoj se të gjitha palët e kanë parë që ne nuk do të tolerojmë ndaj fakteve të kryera, që përpiqen të bëhen në këtë rajon. Ashtu si të gjitha problemet ne kërkojmë që edhe këtë çështje ta zgjidhim me rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit”.  

Lajme të ngjashme