Çavusoglu publikon një mesazh urimi për Ditën e Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se kontributi thelbësor i Turqisë në Evropë është i mundur me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Çavusoglu publikon një mesazh urimi për Ditën e Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se kontributi thelbësor i Turqisë në Evropë është i mundur me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Çavushollu publikoi një mesazh me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

Ai rikujtoi se kanë kaluar 69 vjet nga deklarata e Komunikatës së Schuman, që kishte si qëllim sigurimin e paqes së përhershme në Evropë dhe krijimin e një Evrope më totalitare.

“Nuk mund të mohohet se është përshkuar një distancë e madhe që nga ajo ditë e deri më sot, por nuk duhet harruar që për të mbrojtur ato që zotërojmë dhe për të përparuar jemi të detyruar që të bëjmë më shumë përpjekje” th shefi i diplomacisë turke.  

Ai tha se projekti i Evropës sot sprovohet me shumë dukuri dhe vlerat universale dhe e ardhmja e Unionit përballet me shumë rreziqe pasi është rritur paqartësia globale, ksenofobia, islamofobia dhe populizmi.  

Çavushollu tërhoqi vëmendjen se Bashkimi Evropian është në një udhëkryq dhe shtoi: “Bashkimi Evropian ose do të jetë një fuqi globale dhe do të përvetësojë qasjet vizionare që kjo sjell, ose do ti nënshtrohet dinamikave politike të brendshme, që ushqejnë rrymat populiste dhe radikale. Padyshim që e dyta e largon Turqinë nga BE-ja”.

Ai nënvizoi se Turqia mbron besnikërinë ndaj anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, të cilin e ka përcaktuar si një objektivë strategjike dhe shtoi: “Unioni duhet të shohë nga një prespektivë e gjerë vlerat që vendi ynë do t’i shtojnë Bashkimit Evropian dhe duhet të veprojë në përputhje me këtë”.

“Komunikata e Schumanit fillon me fjalinë: Pa bërë përpjekjen kreative në mënyrë proporcionale me rreziqet që përballemi, nuk është e mundur që të mbrojmë paqen e botës. Ne sot, si popuj të Evropës, duhet të punojmë së bashku me zgjidhje kreative ndaj sprovave që kërcënojnë projektin e Evropës dhe duhet të përpiqemi për të përforcuar vlerat që zotërojmë dhe për ti përhapur ato. Turqia, me këtë qëllim, është e gatshme të kontribuojë në BE. Gëzuar 9 Majin, Ditën e Evropës, të cilën vendi ynë e feston që nga viti 1999, që kur mori statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian” shkroi ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu.  



Lajme të ngjashme