Ankaraja dënon me forcë sulmin terrorist në Lahore të Pakistanit

Turqia ka dënuar fuqishëm aktin terrorist ndaj tyrbes sufiste në qytetin Lahore, kryeqendër e provincës Penxhab të Pakistanit.

Ankaraja dënon me forcë sulmin terrorist në Lahore të Pakistanit

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar që dëgjojmë se një sulm terrorist, i cili kishte në shënjestër një pikë kontrolli policore në hyrjen e një tyrbeje sufiste në Lahore, kryeqyteti i provincës Penxhab të Pakistanit, ka rezultuar me humbjen e jetëve të dhjetëra njerëzve duke përfshirë zyrtarë të sigurisë, si dhe me plagosjen e shumë të tjerëve.

Ne e dënojmë fuqimisht këtë sulm terrorist të tmerrshëm, që është kryer në një vend fetar dhe lusim mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën e tyre, urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe përcjellim ngushëllimet tona për qeverinë miqësore dhe popullin vëllazëror të Pakistanit”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Të paktën 8 persona kanë gjetur vdekjen dhe 26 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit vetëvrasës mëngjesin e së mërkurës në një tyrbe sufiste në qytetin verilindor pakistanez të Lahores.



Lajme të ngjashme