Stoltenberg në Hatay, merr pjesë në mbledhjen “Kërcënimet Rajonale në Optikën e Turqisë”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, realizoi të martën një vizitë në Hatay, provincë në kufirin e Turqisë me Sirinë, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Yavuz Selim Kiran.

stoltenberg hatay.jpg
stoltenberg hatay1.jpg

Shefi i NATO-s, zv/ministri i Jashtëm turk dhe delegacioni shoqërues, të cilët shkuan në Hatay me një avion të “Turkish Airlines”, nga aeroporti kaluan në Drejtorinë Rajonale për Fatkeqësitë dhe Situatat Emergjente nën masa të gjera sigurie.

Aty u zhvillua një mbledhje vlerësuese nën kapitullin “Kërcënimet Rajonale në Optikën e Turqisë”, shoqëruar me një prezantim të përgatitur nga zyrtarë të MPJ turke.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme për Menaxhimin e Emigracionit, Abdullah Ayaz, i informoi të pranishmit për luftën e Turqisë me emigracionin e parregullt, për mundësimin e kthimit të 320 mijë personave në rajon pas spastrimit të zonave siriane të operacioneve ushtarake turke “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit” nga prania e terroristëve të PKK/PYD/YPG-së dhe DAESH-it, si dhe për projektet e mbështetjes së infrastrukturës në rajon.

Mbledhja në fjalë, e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të çdo shteti anëtar dhe vëzhgues të NATO-s, pa praninë e gazetarëve, zgjati rreth 2 orë.



Lajme të ngjashme