Këshilli i Lartë Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) mori vendim për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll.

Këshilli i Lartë Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) mori vendim për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Stamboll.

Sipas kësaj, zgjedhësit në Stamboll do të shkojnë përsëri në kutitë e votimit ditën e diel më 23 qershor.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) duke treguar si arsye parregullsitë e shumta në rezultatet e zgjedhjeve vendore më 31 mars kishin bërë kundërshtim të jashtëzakonshëm në Këshillin e Lartë Zgjedhor për “anulim dhe përsëritje të zgjedhjeve”.  

YSK-ja vlerësoi kundërshtimet dhe mori vendim me 7 vota pro dhe 4 vota kundër për të anuluar dhe për të përsëritur zgjedhjet.

Ndërkaq u anulua edhe certifikata (mandati) i Kryetarit aktual të Bashkisë, Ekrem Imamollu (Ekrem İmamoğlu), i cili ishte kandidati i Aleancës Kombëtare [Partia Popullore Republikane (CHP) – Partia IYI].   

 



Lajme të ngjashme