Çavusoglu: Turqia do të mbrojë të drejtat e saj dhe të RTQV-së në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë në mënyrën më të fuqishme të drejtat e Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Çavushollu në prononcimin e bërë përpara mbledhjes së Dialogut të Mesdheut dhe të Këshillit të NATO-s që u mbajt në Pallatin Çankaja në kryeqytetin Ankara, tha se Turqia, që është edhe një aleate mesdhetare, edhe evropiane “e sheh sigurinë e të dyja vendeve si pjesë që plotësojnë njëra-tjetrën si një e vetme” dhe tërhoqi vëmendjen se krizat në Mesdhe ndikojnë Evropën.

Ai tha se problemet në rajon nuk mund të tejkalohen vetëm me mesazhe solidariteti dhe bashkëpunimi që mbeten vetëm në letër, por është e rëndësishme që të vendoset në kuptim të plotë shpirti i bashkëpunimit dhe qasjet duhet të jenë në përputhje me veprimet.

Ministri turk tha gjithashtu se në luftën kundër terrorit nuk mund të bëhet përzgjidhje.

“Nuk mund të bëjmë veçim ndërmjet terroristit të mirë-të keq” tha shefi i diplomacisë turke.

Ai nënvizoi gjithashtu se nuk mund të mbyllin sytë ndaj hapave të njëanshme dhe imponimeve në Mesdheun Lindor dhe shtoi: “Paqja dhe stabiliteti në Mesdheun Lindor kalojnë nga respekti i realitetit ligjor dhe historik ndërkombëtar. Turqia do të vazhdojë të mbrojë me këtë botëkuptim në mënyrën më të fuqishme të drejtat e saj dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut”.  

Lajme të ngjashme