Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia ngushëllon Rusinë për aksidentin ajror në Moskë

Në një komunikatë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se Turqia i ka përcjellë Rusisë ngushëllimet për viktimat e aksidentit ajror që ndodhi në aeroportin e Moskës.

Turqia ngushëllon Rusinë për aksidentin ajror në Moskë

“Ne e mësuam me një hidhërim të madh lajmin për humbjen e shumë jetëve në aksidentin ajror që ndodhi të dielën në mbrëmje në aeroportin “Sheremetovo” të Moskës, shkruan Ministria në komunikatën e saj.

“Ne ndajmë pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Rusisë për shkak të kësaj ngjarjeje kaq të dhimbshme si dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetën dhe dëshirojnë shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, përfundon komunikata.

Si pasojë e përfshirjes nga flakët të një avioni pasagjerësh gjatë uljes emergjente në aeroportin e Moskës kishin humbur jetën 41 njerëz.

 


Lajme të ngjashme