Sot filloi muaji i shenjtë i Ramazanit

Në mbarë Turqinë mbrëmë u falën edhe namazet e para të teravive.

Sot filloi muaji i shenjtë i Ramazanit

Në mbarë Turqinë mbrëmë u falën edhe namazet e para të teravive.

Myslimanët në të katër anët e botës mbrëmë u dyndën në xhami dhe mesxhide për të falur namazin e teravive. Vendet e para që falën namazin e teravive janë Australia, Indonezia, Malajzia dhe Afganistani.

Namazi i parë i teravive në ShBA u fal në Qendrën për Çështjet Fetare të Amerikës në Maryland, ndërsa në falje morën pjesë qindra myslimanë që jetojnë në rajon.

Ndërkaq shumica e vendeve arabe njoftuan se dita e parë e muajit të Ramazanit fillon të hënën.

Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Sudani, Jordania, Palestina, Egjipti, Iraku, Tunizia, Libia, Siria, Jemeni, Algjeria, Somalia dhe Xhibuti njoftuan se ramazani fillon ditën e hënë.

Ndërkaq Omani, Maroku dhe Ishulli i Komoreve njoftuan se fillimi i muajit të Ramazanit do të jetë të martën, ndërsa nga Mauritania ende nuk u bë ndonjë prononcim.



Lajme të ngjashme