Presidenti Erdogan pret kreun e NATO-s pa praninë e medias

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të hënën pasdite sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Erdogan pret kreun e NATO-s pa praninë e medias

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, erdhi në Ankara për takimin e Këshillit të Atlantikut Verior. Ai u prit në Pallatin “Çankaya” nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ky takim u realizua pa praninë e medias dhe zgjati 1 orë.

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, kreu i delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Osman Askin Bak dhe shefi i Drejtorisë së Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun.

Përpara takimit me presidentin turk, sekretari i përgjithshëm i NATO-s pati një takim edhe me shefin e diplomacisë turke.



Lajme të ngjashme