Presidenti Erdogan kritikon aleatët e NATO-s për bashkëpunim me organizatat terroriste

Presidenti Recep Tayyip Erodgan bëri të ditur se Turqia është vendi i vetëm i NATO-s, i cili luftoi ballë për ballë me organizatën terroriste DAESH në Siri dhe i cili i shkaktoi humbje asaj.

Presidenti Erdogan kritikon aleatët e NATO-s për bashkëpunim me organizatat terroriste

Presidenti Recep Tayyip Erodgan bëri të ditur se Turqia është vendi i vetëm i NATO-s, i cili luftoi ballë për ballë me organizatën terroriste DAESH në Siri dhe i cili i shkaktoi humbje asaj.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e Dialogut të Mesdheut dhe të Këshillit të NATO-s që po mbahet në kryeqytetin Ankara të Turqisë.

Gjatë fjalës së tij Presidenti Erdogan preku në luftën kundër terrorit në Siri, ku tha se “Ne mundësuam kthimin e 320 mijë refugjatëve sirianë në zonat që spastruam nga terroristët”.

“Në Idlib, i cili u kthye nga pragu i një fatkeqësie të madhe humanitare, morëm iniciativë dhe bëmë që sërish të vendoset qetësia”, tha Erdogan, ndërsa shtoi se në këtë mënyrë kanë parandaluar vdekjen e qindra mijëra sirianëve të pafajshëm dhe një valë të re të migrimit të parregullt që do të trondiste thellësisht Evropën.

Erdogan bëri të ditur se Turqia nga miqtë e saj në NATO pret vetën që ata të veprojnë në përputhje me frymën e aleancës dhe t’i dalin për zot vlerave të saj.

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se terroristët në Siri po mbrohen nga vendet anëtare të NATO-s, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Pajisja e organizatave terroriste, të cilët kthyen armët e tyre drejt vendit tonë dhe që synojnë jetët dhe pasurinë e qytetarëve tanë, nga ana e një aleati, dërgimi i maunave me armë dhe municion, pritja e të ashtuquajtur liderëve në tapet të kuq në nivel të lartë nga disa liderë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë”.

“Marrëdhëniet e zhvilluara nga ana e Turqisë me vendet dhe rajonet tjera nuk janë alternativë, por plotësim për njëri-tjetrin”, bëri të ditur Erdogan.

 


Lajme të ngjashme