Pakistani do të përfitojnë nga eksperienca e Turqisë në turizëm

Ministrja e Mbrojtjes dhe Prodhimit të Pakistanit, Zubaida Jalal Khan, deklaroi të hënën se vendi i saj, i cili synon të marrë shtysë në sektorin e turizmit, dëshiron të përfitojë nga eksperiencat e universiteteve turke.

Pakistani do të përfitojnë nga eksperienca e Turqisë në turizëm

Në Turqi për të marrë pjesë në Panairin 14. Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF’19), i cili u mbajt mes datave 29 prill-3 maj në Stamboll, si dhe për një sërë vizitash e inspektimesh, ministrja Khan dhe bashkëshorti i saj, Changez Kurd, realizuan një shëtitje në qendra historike dhe turistike të Kapadokias.

Përpara e të largohej nga qyteti, Khan bëri një vizitë në Universitetit e Haxhi Bektash Veliut në Nevsehir (NEVU), ku u prit nga rektori prof. dr. Mazhar Bagli, ndihmësrektorja prof. dr. Fatma Karipcin dhe sekretari i përgjithshëm, Nihat Çavusoglu.

Rektori Bagli, e cili realizoi një takim në zyrën e tij me ministren pakistaneze, theksoi se Pakistani është një vend miqësor e vëllazëror dhe shprehu dëshirën e gatishmërinë për të kontribuuar në projektet arsimore ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa ministrja Khan, e cila u ndal mbi rëndësinë që Pakistani i kushton Turqisë, bëri me dije se duan të përfitojnë nga eksperiencat e universiteteve turke në fushën e turizmit, një sektor në të cilin vendi i saj ka si objektiv të marrë shtysë dhe zhvillohet vrullshëm.



Lajme të ngjashme