Si pasojë e sulmit terrorist të PKK-së bien dëshmorë 3 ushtarë

Si pasojë e sulmit me mortaja të ndërmarra ndaj një zone ushtarake në Hakjari (Hakkari) nga veriu i Irakut, kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë, ndërsa plagoset një.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se terroristët e organizatës PKK/YPG nga veriu i Irakut ndërmorën sulme me mortaja ndaj zonës ushtarake në kufi.

Si pasojë e sulmit të terroristëve kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë, ndërsa u plagos një tjetër.

“Pas sulmit, objektivat e terroristëve u morën menjëherë nën zjarr me mjete tokësore për mbështetje, ndërsa në kuadër të drejtës legjitime të vetëmbrojtjes në rajon u filluan operacione të mbështetura edhe nga ajri. Kërkojmë mëshirën e Allahut për dëshmorët tanë që humbën jetën në këtë ngjarje që shkaktoi dhimbje dhe trishtim të thellë, familjeve të dëshmorëve, Forcave të Armatosura Turke dhe popullit turk u shprehim ngushëllime, ndërsa të plagosurit i urojnë shërim të shpejtë”, u tha në komunikatë.

Lajme të ngjashme