Ndihmëspresidenti Oktay: Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri

Në prononcimin e bërë në lidhje me operacionet e filluara pas sulmeve në Tel-Rifat dhe Hakjari (Hakkari) Oktaj tha se “Operacionet do të vazhdojnë deri në spastrimin e plotë të kufijve tanë nga kërcënimi i terrorizmit”.

1195277
Ndihmëspresidenti Oktay: Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktaj (Oktay) dha mesazhe për vendosmërinë në luftën kundër terrorizmit.

Në prononcimin e bërë në lidhje me operacionet e filluara pas sulmeve në Tel-Rifat dhe Hakjari (Hakkari) gjatë pjesëmarrjes në një program të kanalit televiziv privat “Kanal 7”, Ndihmëspresidenti Oktaj tha se “Operacionet do të vazhdojnë deri në spastrimin e plotë të kufijve tanë nga kërcënimi i terrorizmit”.

Duke vënë në dukje se operacionet ajrore dhe tokësore kanë filluar menjëherë pas sulmeve  Oktaj tha: “Po deklarojë hapur, sulme të tilla nuk na trembin, vetëm rrisim vendosmërinë tonë”.

Oktaj gjithashtu tërhoqi vëmendjen se Turqia ka ndryshuar politikat e saj të luftës kundër terrorit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Më nuk jemi në pozitën e mbrojtjes, por terrorin e neutralizojmë në burimin e tij”.

Ndërkaq në lidhje me blerjen nga Rusia të sistemeve S-400 Oktaj tha se “Tanimë është marrë vendimi në lidhje me S-400. Turqia pasi të hedh firmën në një marrëveshje, pasi të jap fjalën, ajo edhe e mbanë atë”.

Ai gjithashtu reagoi ashpër ndaj kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione, ndërsa tha se “Askush nuk mund të kryej punë duke përdorur gjuhë kërcënuese kundër Turqisë”.

 


Lajme të ngjashme