Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 28 terroristë të PKK/YPG-së

“Gjaku i dëshmorëve tanë nuk mbeti mbi tokë. Si rezultat i kundërpërgjigjeve të dhëna nga elementët tanë që ndodhen në këtë rajon janë neutralizuar 28 terroristët anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG", deklaroi ministri i Mbtojrjes Akar.

Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 28 terroristë të PKK/YPG-së

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se me anë të operacioneve të ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Turqisë pas sulmeve të shtunës të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG ndaj zonës së operacionit “Dega e Ullirit” dhe zonës ushtarake në kufi në Hakjari (Hakkari), janë neutralizuar 28 terroristë.

Ministri i Mbrojtjes Akar dhe komandantët e Forcave të Armatosura nga Qendra e Komandës së Operacioneve udhëhoqën operacionet e filluara pas sulmeve terroriste.

Duke rikujtuar se në sulmin e ndërmarrë ndaj zonës së operacioneve “Dega e Ullirit” kanë rënë dëshmorë 4 ushtarë, ndërsa u plagosën dy të tjerë, ministri Akar tha se “Gjaku i dëshmorëve tanë nuk mbeti mbi tokë. Si rezultat i kundërpërgjigjeve të dhëna nga elementët tanë që ndodhen në këtë rajon janë neutralizuar 23 terroristët anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG. Operacionet kundër terrorit si brenda ashtu edhe jashtë vendit po vazhdojnë me vendosmëri të madhe”.

Akar preku edhe në sulmet e ndërmarra ndaj zonës ushtarake në kufi në Hakjari, ndërsa shtoi: “Si pasojë e sulmeve me mortaja të ndërmarra nga terroristët e PKK-së nga veriu i Irakut kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë tanë, ndërsa u plagos një tjetër. Pas sulmit, objektivat e terroristëve u morën menjëherë nën zjarr me mjete tokësore për mbështetje, ndërsa në kuadër të drejtës legjitime të vetëmbrojtjes në rajon u filluan operacione të mbështetura edhe nga ajri. Si rezultat i këtyre operacioneve deri më tani janë neutralizuar të paktën 5 terroristë. Në këtë mënyrë në operacionet që vazhdojnë në Hakjari dhe në Tel-Rifat janë neutralizuar gjithsej 28 terroristë të PKK/YPG-së”.

 


Lajme të ngjashme