Çavusoglu reagoi ndaj kritikave të BE-së kundrejt Turqisë dhe Hungarisë

Çavushollu dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto pas takimit të zhvilluar dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Çavusoglu reagoi ndaj kritikave të BE-së kundrejt Turqisë dhe Hungarisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në lidhje me kritikat e Evropës ndaj Hungarisë dhe Turqisë tha: “Në vend që të kritikoni udhëheqjet, që kanë ardhur në detyrë me zgjedhje demokratike dhe të lira, rruga më e zgjuar është të mbroni stabilitetin e këtyre vendeve”. 

Çavushollu dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto pas takimit të zhvilluar dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

“Kontributi i Hungarisë dhe Turqisë në Evropë dhe institucionet evropiane është i qartë. Pavarësisht kësaj bisedojmë vazhdimisht me Peterin (ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë). Është shumë e çuditshme që Turqia dhe Hungaria merren në shënjestër. Në thelb demokracia fillon në kutinë e votimit. Në vend që të kritikohen udhëheqjet, që kanë ardhur në detyrë me zgjedhje demokratike dhe të lira, rruga më e zgjuar është të mbrohet stabiliteti i tyre” tha Çavushollu. 

Ai nënvizoi se në çështjen e emigrimit sot ndihet nevoja e një bashkëpunimi edhe më të mirë dhe shtoi: “Duhet qëndruar larg standardit të dyfishtë në luftën kundër terrorit dhe duhet luftuar me çdo lloj të tillë. Në të kundër të gjithë jemi nën kërcënim”.

Ministri turk u shpreh se Hungaria dhe Turqia kanë kontribuar në çështjen e sigurisë dhe ekonomisë së brishtë të Evropës dhe nënvizoi se aty ku nuk ka qenë Turqia ka plotësuar Hungaria.  

Ai tha se po punohet për një vizitë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Hungari dhe pasi të përcaktohet data do t’i komunikohet Hungarisë.

Ministri Çavushollu u shpreh edhe në lidhje me deklaratat e kandidatit për kryetar të Komisionit të Bashkimit Evropian të Partisë Evropiane Popullore në Parlamentin e Evropës, Manfred Weber.

“Opinioni i të nderuarit Weber nuk është diçka e re. Ai deklaron haptazi idenë e partisë së tij, por vendimet në BE merren me unanin votash” tha Çavushollu.



Lajme të ngjashme