Altun: Amerika të mos bëjë manipulime ndaj Turqisë për përfitime politike

Drejtori i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, prof. dr. Fahrettin Altun reagoi ndaj postimit të ambasadës amerikane në Ditën Botërore të Lirisë se Shtypit, që kishte në shënjestër Turqinë.

Altun: Amerika të mos bëjë manipulime ndaj Turqisë për përfitime politike

Drejtori i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, prof. dr. Fahrettin Altun reagoi ndaj postimit të ambasadës amerikane në Ditën Botërore të Lirisë se Shtypit, që kishte në shënjestër Turqinë.

Altun shkroi një artikull kritikues në gazetën “Daily Sabah” në lidhje me postimin e ambasadës amerikane në Ankara në llogarinë e saj në Twitter për lirinë e medias.

Ai tha se Turqia i bën thirrje Amerikës që të mos bëjë manipulime për rant politik në lidhje me lirinë e medias.

“Turqia nuk ka probleme me lirinë e shtypit, pavarësisht pretendimeve të qëllimshme dhe manipuluese të brendshme dhe të jashtme. Sot debatet në lidhje me lirinë e medias së Turqisë kanë humbur interesin e fushës së medias që është baza themelore e këtyre diskutimeve. Për fat të keq kësaj çështjeje i afrohen si një çështje tërësisht politike dhe ideologjike”.

Altun nënvizoi se me një pamje objektive shihet qartë se Turqia është një vend që gëzon liri në aspekt të gjerë të shtypit.

Në deklaratën e Drejtorit të Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun shkruhet: “Turqia aktualisht ka një shumëllojshmëri të gjerë të organizatave të mediave siç janë kanalet televizive, gazetat, faqet e internetit ose platforma të tjera me pikëpamje të ndryshme. Në këtë mjedis të gjitha zërat opozitarë mund t'i shprehin me lehtësi mendimet e tyre. Pavarësisht kësaj shohim se disa njerëz, institucione ose vende mundohen të përdorin me një pikëpamje të mekanizuar lirinë e shprehjes ose lirinë e shtypit si pretekst për të marrë në objektivë në mënyrë të fiksuar dhe të orientuar Turqinë. Përpjekja për të përdorur si mjet këto çështje ndaj punëve të brendshme të një vendi është e gabuar. Vendet që bëjnë këtë gabim së pari duhet të shohin vendin e tyre”.

 


Lajme të ngjashme