Sot hapet xhamia më e madhe e Turqisë

Xhamia më e madhe e Turqisë, “Çamlica” do të hapet sot pas faljes së namazit të xhumasë me një ceremoni, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti Erdoan.

Sot hapet xhamia më e madhe e Turqisë
Çamlıca camii
çamlıca Camii3.jpg
Çamlıca Camii.jpg
çamlıca cami.jpg
çamlıca-cami-vs-sultanahmet-cami_639910.jpg

Sot do të bëhet hapja zyrtare e xhamisë "Çamlica", xhamia më e madhe në Turqi, themelet e të cilës u hodhën 6 vite më parë. Xhamia është projektuar si një kompleks, ku mund të falen në të njëjtën kohë 63 mijë persona.

Ceremonia e hapjes së xhamisë do të zhvillohet pas namazit të xhumasë me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Në këtë ceremoni do të marrin pjesë shumë të ftuar vendas dhe të huaj.

 

Gjatë të gjithë ditës në xhami do të këndohen ajete të ndryshme nga Kurani famëlartë.

Xhamia ‘Çamlica‘ është një ndërthurje e stilit të arkitekturës osmano-selxhuke dhe atij të ditëve të sotme. Xhamia është bërë një nga simbolet e reja të Stambollit.

Xhamia ndodhet në një pozicion të tillë që mund të shikohet nga çdo cep i qytetit. Ajo ka 6 minare, nga të cilat 4 prej janë 107 metra të larta, ndërsa lartësia e 2 të tjerave është 90 metra.

Përveç xhamisë, pjesë e këtij kompleksi janë: muzeu, galeria e arteve, libraria, salla e konferencave, punëtoria artistike dhe hapësira parkimi.

Kur hyn brenda, xhamia të ngjall admirimin si vazhdim i xhamive ‘selatin’ (emër që u është dhënë xhamive të ndërtuara me porosi të sulltanëve në Perandorinë Osmane), të cilat janë kthyer në simbole të Stambollit. Xhamia dallohet për detajet më të imëta që janë menduar dhe realizuar në çdo pjesë të saj.



Lajme të ngjashme