Avioni Luftarak Kombëtar i Turqisë do të ekspozohet për herë të parë në “Paris Air Show”

Kreu i Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAS-TAI), prof. dr. Temel Kotil, ka bërë me dije se një model i Avionit Luftarak Kombëtar (TF-X), me përmasa origjinale, do të ekspozohet për herë të parë këtë vit në “Paris Air Show”

Avioni Luftarak Kombëtar i Turqisë do të ekspozohet për herë të parë në “Paris Air Show”

“Ne kemi përparuar duke ngritur të gjitha komplekset e infrastrukturës në lidhje me Projektin e Avionit Luftarak Kombëtar. Ky është projekti ynë më i madh. Kur ta kemi përfunduar, Turqia do të jetë në gjendje të thotë se nuk ka më asnjë dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina në aspektin teknologjik”, ka thënë prof. Kotil.

Ai ka theksuar gjithashtu se kompania e drejtuar prej tij po realizon aktualisht edhe 5 projekte helikopterësh.

“Pas 5 vitesh, ne do jemi në mesin e 4-5 prodhuesve më të mëdhenj të helikopterëve në botë. Kemi rreth 400 inxhinierë helikopterësh, megjithatë këtë numër jemi duke e rritur”, është shprehur drejtori i përgjithshëm i TAI-t.



Lajme të ngjashme