Ministri Akar priti në takim përfaqësuesin special të ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës biseduan për çështjet e zonave të Menbixhit dhe lindjes së lumit Eufrat në Siri.

Ministri Akar priti në takim përfaqësuesin special të ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës biseduan për çështjet e zonave të Menbixhit dhe lindjes së lumit Eufrat në Siri, të cilat mbahen të pushtuara nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar u takua me përfaqësuesin special të ShBA-së për Sirinë, Xhejms Xhefri (James Jeffrey).

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se takimi mes ministrit Akar dhe përfaqësuesit të ShBA-së, Xhefri u zhvillua në Stamboll.

“Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet e fundit në Siri me në krye çështjet e Menbixhit dhe zonën lindore të lumit Eufrat”, u tha në mes tjerash në komunikatë.

Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) të mërkurën pati një takim me Xhejms Xhefrin.

Gjatë takimit mes delegacioneve të kryesuara nga Kallën dhe Xhefri që u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara u bisedua për zhvillimet e fundit në Siri.

 


Lajme të ngjashme