Erdogan: Mënyra për t'u bërë kombe të fuqishme kalon përmes familjeve të forta

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e 7-të të Këshillit Familjar që u mbajt në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Beştepe të Ankarasë.

Erdogan: Mënyra për t'u bërë kombe të fuqishme kalon përmes familjeve të forta

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se mënyra për t'u bërë kombe të fuqishme kalon përmes familjeve të forta.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në mbledhjen e 7-të të Këshillit Familjar që u mbajt në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Beshtepe (Beştepe) të Ankarasë.

Duke bërë të ditur se “Një shoqëri, ku është zhdukur koncepti i familjes, nuk mund të mbijetojë pa marrë parasysh se sa e pasur është”, Presidenti Erdoan tha se kërcënimi ndaj ekzistencës së një kombi është i pashmangshëm nëse vjen deri tek shpërbërja e familjes.

Kreu i shtetit turk gjithashtu theksoi se aktualisht është duke u kaluar nëpër një periudhë të vështirë kur zhvlerësohet martesa, kur marrëdhëniet jashtëmartesore llogariten si normale dhe kur divorci pothuajse inkurajohet.

“Kombet e fuqishme përbëhen prej familjeve të forta”, bëri të ditur Erdoan, ndërsa tha se politikat ndaj uljes së numrit të popullsisë nuk janë të drejta.

Erdoan u bëri thirrje organeve mediatike, të cilat veprojnë me shqetësimin për rejting, të jenë të ndjeshme në drejtim të transmetimit të programeve në lidhje me familjet, ndërsa shtoi se në këto ditë, kur është përhapur përdorimi i pajisjeve inteligjente prindërit duhet të interesohen nga afër me fëmijët e tyre.

 


Lajme të ngjashme