Turqia në shtator merr përsipër kryesimin e radhës të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu do të marrë pjesë në Takimin e 16-të të Ministrave të Jashtëm të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik në kryeqytetin Doha të Katarit.

1193252
Turqia në shtator merr përsipër kryesimin e radhës të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik

Turqia në shtator 2019 do të marrë përsipër kryesimin e radhës të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik për një mandat njëvjeçar.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do të marrë pjesë në Takimin e 16-të të Ministrave të Jashtëm të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik në kryeqytetin DohaKatarit.

Dialogu i Bashkëpunimit Aziatik u krijua si një forum ndërqeveritar në vitin 2002 me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Azisë në mënyrë që të realizohet potencial i përbashkët zhvillimor, për të përmirësuar aftësinë konkurruese të Azisë në nivel global dhe për të siguruar koordinimin midis organizatave të ndryshme rajonale.

Në mes tjerash në komunikatë bëhet e ditur se në shtator 2019 Turqia do të marrë përsipër kryesimin e radhës të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik për një vit.  



Lajme të ngjashme