Turqia është për zgjidhjen me dialog të problemeve në Venezuelë

Turqia shpreh solidaritet me popullin venezuelas dhe është për zgjidhjen me dialog të problemit në Venezuelë, tha të martën ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu në një postim në Twitter.

Turqia është për zgjidhjen me dialog të problemeve në Venezuelë

Në lidhje me zhvillimet në Venezuelën ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia është në favor të zgjidhjes së problemeve përmes dialogut.

"Ne jemi kundër përpjekjeve jodemokratike për të ndryshuar qeveritë e ligjshme. Ne jemi gjithmonë me popullin e Venezuelës", tha kryediplomati turk të martën në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Ministri Çavushollu shkruan se është i shqetësuar për lajmet lidhur me disa tentative kundër rendit kushtetues në Venezuelë.

"Ne jemi kundër përpjekjeve për të ndryshuar qeveritë e ligjshme me rrugë jodemokratike. Ne jemi në favor të zgjidhjes së problemeve në vend (Venezuelë) përmes dialogut. Ne jemi përherë pranë popullit venezuelas”, thotë ai.

 


Lajme të ngjashme